Lajme
Behrami: VV nuk i ka numrat, dikush ta zgjojë Albinin nga mendimet deluzive
Demokracia
17:16 | 21 Prill 2025

Share:

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, thotë se VV nuk i ka numrat dhe për këtë, opozita nuk është fajtore.

“Numrat janë fakt i pakontestueshëm. Është mirë dikush ta zgjojë Albinin nga mendimet deluzive. Nuk mund të formojë institucionet me numra imagjinarë, por me fuqi reale!”

E pa precedent! VV-ja është përgjegjëse për thellimin e përçarjes, që celebron humbjet, që shkel rregulloret, që shkel ligjet dhe Kushtetutën.

VV-ja nuk i ka numrat, prandaj nuk mund të jetë as arrogante për të shtyrë një kandidat që askush nga opozita nuk ia voton.

Opozita nuk mund të akuzohet për bllokim të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Meqë nuk e ka shumicën, VV-ja le të ulë arrogancën dhe le të sillet konform fuqisë së saj politike.

Numrat janë fakt i pakontestueshëm. Është mirë dikush ta zgjojë Albinin nga mendimet deluzive. Nuk mund të formojë institucionet me numra imagjinarë, por me fuqi reale!

Të ngjashme