Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës,(PDK) Artan Behrami në një linjë të drejtpërdrejt në FIVE në RTV Dukagjini ka folur lidhur me situatën bllokuese të krijuar në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka thënë se PDK është gjithmonë e gatshme për de-bllokim të situatës së krijuar në Kuvend e cila sipas tij i konvenon vetëm Albin Kurtit.
“Tani nuk është faza se ne kemi pasur një renditje kushtetuese, e kemi pas një renditje ligjore…edhe në të kaluarën edhe tash, partia e cila pretendon se e ka shumicën parlamentare e voton kryetarin, ndërsa ata që e kanë pakicën, si zakonisht, tradicionalisht kanë votuar kundër sepse nuk janë të obliguem as me Kushtetutë, as me ligj, as me traditë, as me Kanun me votu një kandidat për kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës të një partie me të cilën nuk kanë asnjë marrëveshje politike”, ka thënë ai.
Tutje Behrami ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje dëshiron me pas kryetarin e Kuvendit siç ka qenë tradita edhe më herët, mund ti ofrohen ndonjë partie politike të bëjnë dialog dhe mund të bëjnë kompromise dhe kështu të krijojë koncensusin.
“Mandej është etapa e dytë, e cila ka të bëjë me emërimin e nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.
“Mandej është etapa e dytë, e cila ka të bëjë me emërimin e nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.
“Zakonisht dhe gjithmonë janë votuar në paketë, pa kundërshtime, pa kundërshtuar njëri tjetrin, po ashtu janë votuar edhe nënkryetarët e pakicave. Pra, kjo ka qenë procedura e cila tash nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti i cili është treguar në 20 vitet e fundit se është hileqar, që nuk pranon rregulla, nuk pranon ligje, po mundohet që ta përmbysë këtë traditë dhe këtë strukturë ligjore dhe kushtetuese dhe kjo është e papranueshme për PDK-në”, ka thënë ai.