Lajme
Behrami: Kurti i bashkoi për herë të parë Kinën, Rusinë dhe Amerikën kundër Kosovës
Demokracia
21:49 | 27 Dhjetor 2023

Share:

Analisti Artan Behrami, ka thënë në “Pressing” të T7 se kryeministri i Kosovës Albin Kurti “i bashkoi për herë të parë Kinën, Rusinë dhe Amerikën kundër Kosovës”.

Ai ka kritikuar qasjen e Kurtit në raport me dialogun me Serbinë.

Sipas tij pozicioni ndërkombëtar i Kosovës është dobësuar.

“Kjo sjellja iracionale fëminore, jokoordinuese e ka dobësu pozicionin ndërkombëtar të Kosovës. Paramendone në krizën më të madhe ndërkombëtare, kryeministri jonë ka arritur me bë Kinën, Rusinë, SHBA-të kundër Kosovës. Për herë të parë nuk shihet Serbia si problemi, por Kosova si epiqendra e krejt problemeve”, ka thënë Behrami.

Të ngjashme