Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së Fazli Veselit, babai i ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli.
Pacolli përmres një shkrimi e ka quajtur të dhimbshëm lajmin për vdekjen e Veselit.
“Po lexoja lajmin e dhimbshëm që babai i ish-kryetarit të parlamentit të Kosovës, z. Kadri Veselit, paska vdekur. I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta Kadriut dhe familjes së të ndjerit. Zoti i shpërbleftë të ndjerin me Parajsë!”, tha ai.
https://www.facebook.com/behgjeti/posts/346377320184499