Një brejtës i “shfrenuar” u fut në mes të parkut ku ndodheshin qentë, duke shkaktuar kaos në Tompkins Square Dog Run në Manhattan.

Siç shihet edhe në videon e cila tani më është bërë virale në Twitter, pronarët tentojnë të qetësojnë qentë e tyre, të cilët sapo panë miun filluan ta ndjekin, rrethojnë dhe edhe ta kafshojnë.

Në videon të cilën deri pasditen e së enjtes e panë rreth 6 milionë njerëz, e kanë futur një melodi jazz të këngës “They Say It’s Spring” e kënduar nga Blossom Dearie, përcjell Telegrafi.

Përderisa shumë prej qenve nuk arritën ta kapin miun, një qen 4 vjeçar i llojit Jindo me emrin Zoey, u pa se e kapi miun dhe e tundi atë para se ta gjuante lartë në ajër.

Pronari i qenit, i cili nga komentuesit u quajt si “tipi me bluzë ngjyrë hiri”, u pa duke e qortuar Zoeyn duke i thënë “qëndro prapa”.