ShowBiz
Bëhet virale një video e Kiarës kur refuzoi propozimin e parë nga Luizi në BBVA para se të rikthehej për herë të dytë
Demokracia
18:16 | 24 Prill 2023

Share:

Të shtunën, këngëtari Luiz Ejlli i ka propozuar martesë moderatores Kiara Tito para miliona shqiptarëve në Big Brother VIP Albania.

Ajo tha “Po” në një propozim shumë emocionues, i cili erdhi pas disa ditësh injorim që ai ia kishte bërë në formë shakaje.

E teksa kjo video romantike ka bërë bujë të madhe, së fundmi në rrjetet sociale ka qarkulluar një tjetër video, e cila ishte realizuar muaj më parë në BBVA.

Bëhet fjalë për momentin kur Luizi i kishte propozuar Kiarës herën e parë në shtëpi (para se ajo të dilte dhe më pas të rikthehej sërish në shtëpi).

Menjëherë teksa bën propozimin e tij, Kiara largohet me vrap në shenjë refuzimi, duke mos pranuar kështu me të parën herë.

Por moderatorja e njohur pati një vlerësim dhe qasje krejt tjetër ndaj Luizit pasi u rikthye në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Ajo u largua të shtunën së bashku me banorin tjetër të rikthyer, Bledi Manen, pasi vetëm Efi nga banorët që janë rikthyer në shtëpi arriti të shkonte në finalen e madhe të 6 majit. /Telegrafi

Të ngjashme