ShowBiz
Bëhet virale në rrjet video ku motra e Afërdita Dreshajt mohon origjinën shqiptare
Demokracia
15:43 | 17 Dhjetor 2021

Share:

Dikush ka dashur t’i bëjë një rreng modeles bukuroshe Jehona Dreshaj, motrës së këngëtares së njohur Afërdita.

Prej vitesh familja e tyre jeton jashtë Shqipërisë, ndaj Jehona është prezantuar tek djali që e ndaloi në rrugë si një vajzë nga Detroit.

Ai e pyet për emrin dhe vendin nga i cili vjen, ndërsa ajo ngurron të tregojë që është Shqiptare. Megjithëse kjo ishte një kamera e fshehtë dhe Jehona nuk ishte në dijeni, tashmë fjalët e saj po bëjnë xhiron e rrjetit dhe kanë “mërzitur” shqiptarët.

Gjatë bisedës, vëmë re që djali në fjalë e komplimenton Jehonën për pamjen, duke e krahasuar me motrat Kardashian.

Jehona vazhdon karrierën e saj si modele në Shtetet e Bashkuara, ndërsa shpesh e shohim nëpër story-t e të motrës, Afërditës.

Afërdita u bë më herët nënë për herë të parë me bashkëshortin e saj çek, Jakub Kindl.

Kështu, Jehona është bërë teze e një bebushi shumë të lezetshëm të cilin e kanë pagëzuar me emrin Sky.

Përsa i përket videos, duket se ajo është realizuar që në verë ndërsa nga Jehona ende nuk kemi asnjë reagim lidhur me “mohimin e origjinës”, teksa me siguri të gjithë po presin të dëgjojnë një shpjegim prej saj.

Të ngjashme