ShowBiz
Bëhet viral mesazhi zanor, në të cilin një saudit i ofron martesë aktores Amber Heard
Demokracia
18:08 | 06 Qershor 2022

Share:

Një burrë nga Arabia Saudite ka shprehur dëshirë të martohet me Amber Heard, pasi aktorja humbi procesin gjyqësor ndaj ish-bashkëshortit Johnny Depp.

Në një mesazh zanor të dërguar në profilin e saj zyrtar në Instagram, ai i premton bukuroshes amerikane se do t’ia mbushë jetën me gëzim dhe lumturi.

“Amber, meqenëse të gjitha dyert të janë mbyllur, nuk ke njeri tjetër përveç meje që të kujdeset për ty. Vura re që disa njerëz të urrejnë dhe të ngacmojnë, ndaj vendosa të martohem me ty. Zoti na bekoftë. Ti je begati, por njerëzit nuk e vlerësojnë. Unë jam më i mirë se ai plaku”, ka thënë sauditi.

Pas publikimit, mesazhi zanor u bë viral në rrjetet sociale duke mbledhur rreth 100.000 dëgjime për vetëm disa orë.

Ndryshe, në mesjavën e kaluar, Depp e fitoi gjyqin për shpifje kundër ish-bashkëshortes së tij, për të cilën juria vendosi se Amber e kishte shpifur për aktorin duke thënë se ai kishte abuzuar me të gjatë martesës.

Gjykata vendosi që aktori të marrë dëmshpërblim në shumën prej 15 milionë dollarësh. Heard mori gjithashtu një pjesë të padisë së saj dhe dy milionë dollarë dëmshpërblim. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bee4andafter_kw ?? (@bee4andafter_kw)

Të ngjashme