Dokumentari i ri i BBC-s për këngëtaren Britney Spears ‘The battle for Britney: Fans, Cash and a Conservatorship”, ka konfirmuar datën e lansimit.
Pas dokumentarit të New York Times, Framing Britney Spears, i lansuar në fillim të këtij viti, filmi i ri do të eksplorojë më tej konservatoritetin e diskutueshëm të Spears.
Gazetari Mobeen Azhar do të drejtojë filmin e ri 60-minutësh të BBC-së, i cili do ta shfaqë atë teka udhëton nga Los Angeles në Kentwood, Luiziana, ku Spears u rrit.
The Battle for Britney (Beteja për Britneyn) do të hetojë konservatoritetin 13-vjeçar, duke shkuar më tej pasi Framing Britney Spears shfaqte babanë e Britney, Jamie Spears të mbikëqyrë punët financiare dhe personale të vajzës së tij për më shumë se një dekadë.
Azhar do të intervistojë njerëz “në të dy anët e çështjes”, duke përfshirë grimerin e Spears, Billy Brasfield, ish-koreografin e saj Brian Friedman, blogerin Perez Hilton dhe avokaten Lisa MacCarley.
Filmi do të shohë gjithashtu gazetarin “duke e gjetur veten në mes të një beteje të vazhdueshme midis ekipit të konservatorit të Britney dhe tifozëve të pasionuar pas lëvizjes #FreeBritney”.
Beteja për Britney: Fans, Cash dhe Conservatorship do të transmetohet në BBC iPlayer më 1 maj dhe në BBC Two më 5 maj. /Demokracia.com/