Paris Guri, deputet i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka vlerësuar si shqetësuese numrin e madh të votave që Faton Peci ka marrë, duke pas parasysh, sipas Gurit skandalet në Ministrinë e Bujqësisë.
I ftuar në Frontal në T7, ai ka shtuar edhe se, gjykata do të merret me Pecin.
‘‘Mirëpo është fatkeqësi për arsye se krejt e dinë çka ka ndodh me skandalet në Ministrinë e Bujqësisë, edhe mendoj që prapë sovrani e vendos edhe qytetarët janë ata që e vlerësojnë kush merr vota, mirëpo është pak shqetësuese qysh një ministër i cili ka pas qaq shumë skandale me marr një numër qaq të madh votave. Mirëpo gjykata ka me u marrë me to, gjykata i ka fillu hetimet, gjykata e ka bastisë ministrinë e Bujqësisë. Edhe zotëri Peci edhe Fitori Pacolli të dytë e kanë pranu që edhe vëllau edhe daja i Fitore Pacollit kanë marrë grande nga 100 mijë euro të Faton Pecit. Ndoshta është më mirë që është zgjedh deputet se bëhet me mediatike arrestimi i tij’’, ka thënë ai.