ShowBiz
Bëhet e qartë sërish – zbulohet kush do e moderojë Big Brother VIP 4
Demokracia
21:00 | 17 Qershor 2024

Share:

Ledion Liço ka dhënë mbrëmjen e djeshme (e diel) një intervistë personale në Top Channel.

Ai është kthyer pas në kohë duke folur për fillimet e tij në ekran si dhe për dëshirën për t’u marrë me muzikë.

“Në fillim unë kam dashur të merresha me muzikë dhe pasi lajthitja shkoi deri aty sa unë të shkova dhe bëra dhe videoklipe, shyqyr që njerëzit pranë më thanë t’i thërrisja mendjes… 2004 ka qenë viti që fillova të punoja në Top Channel. Ka qenë një periudhë shumë e bukur ajo e fillimit tim në televizion”, tha ai.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndërkohë, Liço ka komentuar edhe lidhjen me Sara Hoxhën dhe për fillimet e tyre.“Njohja me Sarën ka qenë një nga gjërat më të rëndësishme, jam shumë me fat që kam krijuar jetën me të dhe ndajmë edhe punën, e kam shefe në punë, nuk ta përton fare… Në shtëpi mundohem të jem unë shefi, natyrisht në fundjavë”, shtoi ai.

Foto: Screenshot/YouTube

Ledioni u pyet edhe për prezantimin e BBV që e konsideroi si një nga përvojat më argëtuese.

“Ishte një punë që të konsumonte kohën, por për mua ka qenë një nga përvojat më argëtuese dhe mezi pres që ta bëj prapë”, tha Ledioni.

Fitues këtë vit në Big Brother këtë vit u shpall aktorja Egla Ceno.

Të ngjashme
ShowBiz • 26 Qershor 2024