Sport
Bëhet e ditur data se kur mund të shitet Mbappe nga PSG
Demokracia
23:15 | 21 Korrik 2023

Share:

Paris Saint-Germain e ka vënë në shitje zyrtarisht Kylian Mbappen, duke mos e përfshirë madje as në udhëtimin e tyre për në Japoni për ndeshjet para-sezonale, raporton L’Equipe.

Mediumi francez raporton se klubi parisien është në dijeni për marrëveshjen e fshehtë të sulmuesit me Real Madridit për t’iu bashkuar atyre në verën e vitit 2024.

Andaj, ata nuk duan ta humbin atë si të lirë, duke e vënë kështu në tregun e transferimeve dhe raportohet se duan rreth 200 milionë euro për kartonin e tij.

Los Blancos tani duhet të veprojnë për t’i marrë shërbimet e tij, ndërsa ka edhe disa skuadra të interesuara për kartonin e tij.

Sulmuesi 24-vjeçar po ashtu ka një kusht nga PSG, pasi i është thënë se ai duhet të dalë publikisht të konfirmojë se po largohet nga klubi dhe kjo pritet të ndodhë më 1 gusht.

Ditët e ardhshme do të jetë tejet të nxehta në Paris dhe Spanjë, pasi dy klubet do të synoj ë të arrijnë një marrëveshje sa më parë.

Të ngjashme