Sport
Behar Maliqi konfirmon largimin nga Malisheva
Demokracia
11:26 | 08 Korrik 2022

Share:

Mesfushori Behar Maliqi ka njoftuar se nga sot është futbollist i lirë pasi është larguar nga Malisheva.

Maliqi në rrjetin e tij social Facebook ka shkruar se nga sot nuk do të jetë më pjesë e klubit Malisheva, pasi i ka skaduar kontrata një vjeçarë që kishte me klubin

Ai nuk ka bërë të ditur se a do të vazhdojë karrierën te ndonjë klub tjetër apo do ta mendojë pensionimin nga futbolli aktiv.

Maliqi në të kaluarën ka veshur fanellën e FC Prishtinës, KF Feronikeli, KF Hysi (klub i shuar), duke fituar tituj të shumtë./Demokracia.com/

Të ngjashme