Kryendeshja e javës së 25-të në Superligën e Kosovvs në futboll u zhvillua në Suharekë.
Ballkani dhe Drita barazuan pa gola 0:0 në mesditën e sotme, shkruan Demokracia.com.
Analisti i futbollit, Granit Begolli ka zbuluar se çfarë nuk i pëlqeu te Drita në këtë ndeshje.
“Ajo që nuk më pëlqeu te Drita sot ishte se kur ishim në avantazh numerik me lojtarë, nuk e kërkuan fitoren”, ka thënë Begolli në “ATV”.
“Madje, Ballkani u tregua më kërkues kur mbeti me një lojtar më pak. Kjo nuk më pëlqeu sot te Drita”, tregoi ai.
“Kartoni i kuq për Sinanin? Nuk diskutohet se ishte vendim i rregullte”, shtoi Granit Begolli. /Demokracia.com