Sport
Begolli: Nëse Prishtina pëson në Gjilan ndaj Dritës shuhen shpresat për titull
Demokracia
22:06 | 18 Prill 2021

Share:

Në fundjavë janë zhvilluar ndeshjet e javës së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina vazhdoi me fitore edhe në këtë xhiro duke e mposhtur Arbërinë në kryeqytet me rezultat 2:0.

Kryeqytetasit në xhiron e ardhshme do të përbalen me Dritën në Gjilan në kryendeshjen e javës së 30-të në Superligë.

Analisti dhe ish-drejtori sportiv i FC Prishtinës, Granit Begolli ka thënë se nëse Prishtina pëson në këtë përballje, atëherë gjasat për titull do të shuhen

“Nëse Prishtina humb ndeshjen ndaj Dritës në Gjilan mendoj se mbyllet gara për titull për ta”, ka thënë Begolli në “ATV” përcjell Demokracia.com.

Prishtina është në vendin e tretë në tabelën e Superligës së Kosovës me 60 pikë. /Demokracia.com

Të ngjashme