Llapi ka vazhduar me perforemancë të mirë në përgatitjet që po i zhvillon në Antalia të Turqisë, megjithatë, sot ka ardhur një lajm jo i mirë nga atje, transmeton Demokracia.com.
Mesfushori i saj Gentrit Begolli përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me skuadrën e Batatinës. Ndarja ka ndodhur në Turqi atje ku Begolli është së bashku me skuadrën duke u përgatitur.
“Të nderuar familjar dhe miq,
Desha t’iu informoj se që nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit FC Llapi.
Dua t’i falënderoj bashkëlojtarët me të cilët kam kaluar momente te mrekullishme, trajnerët, kryesine dhe tifozërinë e Llapit.
Me respekt,
Gentrit Begolli”, ka shkruar Begolli në Facebook. /Demokracia.com