Ish-drejtori sportiv i FC Prishtinës dhe analisti, Granit Begolli vlerëson se Llapi në këtë edicion “po i shikon punët e veta”.
Llapi pësoi humbje 2:4 në ndeshjen e javës së 28-të në Superligën e Kosovës në futboll ndaj Dritës, shkruan Demokracia.com.
Begolli ka komentuar këtë ndeshje të zhvilluar në Podujevë, derisa ka thënë se Llapi energjinë e saj e ka shfrytëzuar ndaj Prishtinës në Kupë.
“Llapi është në një prej sezoneve që po mendon më shumë për veten sesa për skuadrat tjera. Unë e kam parë një Llap që tani po i shikon punët e veta. Llapi e ka “shprazur” të gjithë energjinë e vetë në ndeshjen e Kupës ndaj Prishtinës”, ka thënë Begolli në emisionin “Ekipi A” në ATV.
Tutje, Begolli ka disa fjalë edhe për fazën e Kupës, ku Llapi është në gjysmëfinale.
“Nëse arrin ta eliminoj Prishtinën, Llapin do ta shohim në Evropë ashtu siç ka thënë Batatina”, tregoi ai. /Demokracia.com