Sport
Begolli komenton ndeshjen Feronikeli – Drita: Pjesa e parë më e mirë e këtij edicioni, më shumë i është dashur ky gol Alidemës se sa Dritës
Demokracia
22:43 | 07 Mars 2021

Share:

Feronikeli dhe Drita e mbyllën sot javën e 23-të në Superligën e Kosovës.

Në “Rexhep Rexhepi” në Drenas, Drita fitoi me shumë vështirësi ndaj “Niklit” me rezultat 0:1, shkruan Demokracia.com.

Ish-drejtori i Prishtinës, Granit Begolli ka thënë se Feronikeli bëri paraqitje të mirë sot, kurse tregon se i pëlqeu edhe loja e Dritës.

“E kam parë një pjesë të parë më të mirën e këtij edicioni, ishte një ndeshje me shumë raste. Feronikeli bëri një ndeshje shumë të mirë, por nuk pati konkretizim të rasteve”, ka thënë Begolli në “ATV”.

“Ndërsa në pjesën e dytë të dyja skuadrat ishin më të kujdesshme. Goli i Alidemës më shumë i është dashur atij se Dritës, pasi nuk e kishte gjetur veten pas rikthimit nga Kroacia”, tregoi ai.

“Më pëlqeu Drita sot me paraqitjen e sotme, pasi në ndeshjet e kaluara nuk ishin të motivuar, sot ishin të vendosur”, shtoi Granit Begolli. /Demokracia.com

 

Të ngjashme