Sport
Begolli komenton eliminimin e Ballkanit: Më befasoi trajneri Daja, nuk i kam kuptuar zgjedhjet e tij në 11-she
Demokracia
13:34 | 18 Korrik 2022

Share:

Trajneri i njohur kosovar, Granit Begolli ka komentuar eliminimin e Ballkanit në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Ballkani u eliminua nga skuadra lituaneze, Zalgiris me rezultat të përgjithshëm 2:1, në kuadër të rrethit të parë kualifikues në ligën më prestigjioze evropiane për klube.

Begolli tha se e kanë befasuar vendimet e trajnerit Ilir Daja për rreshtimin dhe përzgjedhjen në formacionin titullar.

“Më befasoi trajneri Ilir Daja në të dyja ndeshjet e Ballkanit me rreshtimin që ka bërë e sidomos te vendosja e futbollistëve në fushë. Nuk e kam kuptuar zgjedhjen e tij pikërisht në ndeshjen e parë. Te Ballkani në qendër të sulmit kam parë një futbollist që ka qenë i huazuar të Malisheva. Një futbollist që nuk e ke pasur në skuadër gjashtë muaj ta vendosësh titullar në garat evropiane edhe me i besu “çelsat” e sulmit, këtu ka qenë rreziku i parë”, tha Begolli në emisionin Ekipi A në ATV, përcjell Demokracia.com.

“Zgjedhjet e tij nuk i kam kuptu. Edhe pse unë pikë të fortë te Ballkani e kam parë pikërisht trajnerin Ilir Daja për shkak të eksperiencës që e ka pasur në të kaluarën”, shtoi ai./Demokracia.com/

Të ngjashme