Prishtina e ka fituar derbin rajonal ndaj Llapit në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Në ndeshjen e vlefshme të javës së 23-të në Superligë, Prishtina ka fituar me rezultat të pastër, 2:0, shkruan Demokracia.com.
Ish-drejtori i Prishtinës, Granit Begolli e ka komentuar edhe deklaratën e trajnerit të Llapit, Tahir Batatinës, i cili tha se kryeqytetasit “zhagitën” ndeshjen.
“Nuk është në stilin e Prishtinës të bëjë këso lloj ndeshjesh, pra të zhagisë ndeshjen, ndoshta trajnerit i është dukur ashtu”, deklaroi Begolli në ATV”.
“Nuk besoj. Ajo deklaratë ishte pas ndeshjes dhe e nxituar”, tregoi ai.
“Prishtina ka fituar me meritë, pas minutës së 20-të, ka arritur ta ketë lojën nën kontroll”, shtoi Granit Begolli. /Demokracia.com