Lajme
Begaj uron Erdoganin: Partneriteti dhe miqësia vëllazërore mes Shqipërisë dhe Turqisë do të vazhdojë
Demokracia
21:30 | 28 Maj 2023

Share:

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar homologun e tij, Rexhep Tajip Erdogan për rizgjedhjen e tij si president i Turqisë.

Ai përmes një postimi në Twitter është shprehur se partneriteti dhe miqësia vëllazërore mes Shqipërisë dhe Turqisë do të vazhdojnë edhe më tej.

“Urime të përzemërta Erdogan për rizgjedhjen tuaj! Partneriteti dhe miqësia vëllazërore mes Shqipërisë dhe Turqisë do të vazhdojë dhe do të zgjerohet edhe më tej”, ka shkruar Begaj.

Të ngjashme