Lajme
Begaj takohet edhe me kryetarin e Prizrenit
Demokracia
14:50 | 16 Gusht 2022

Share:

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë ka takuar edhe kryetarin e komunës së Prizrenit, Shaqir Totajn.

E gjatë ditës së sotme Begaj është takuar edhe me kreun e PDK-së, Memli Krasniqin dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ndërsa me drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk është zhvilluar takimi.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj po qëndron në Kosovë nga dita e hënë dhe kjo është vizita e tij e parë zyrtare që prej marrjes së postit të kryetarit të shtetit dy javë më parë.

Të ngjashme