Lajme
Begaj: Shqipëria e gatshme të rrisë numrin e trupave në KFOR nëse është e nevojshme
Demokracia
17:24 | 06 Shkurt 2023

Share:

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se Shqipëria është e gatshme të shtojë numrin e trupave në misionin e KFOR-it në Kosovë, në rast se është nevoja.

Begaj ka pritur në takim kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, admiralin Rob Bauer.

“Falënderova admiralin Bauer për vizitën në Shqipëri në këtë kohë sfidash për paqen dhe sigurinë në hapësirën euro-atlantike, si pasojë e agresionit të paligjshëm të Rusisë ndaj Ukrainës. Vlerësova admiralin Bauer për drejtimin me vizion dhe përkushtim të Komitetit Ushtarak dhe kontributin që Komiteti Ushtarak jep në drejtim të përshtatjes dhe forcimit të kapaciteteve dhe kohezionit të aleancës. Shqipëria mbetet e angazhuar në misione dhe operacione të NATO-s, ka rritur kontributet për vitin 2023 në KFOR, dhe është e gatshme për rritjen e tyre nëse do të jetë e nevojshme. Shqipëria qëndron në krah dhe do vijojë të mbështesë Ukrainën”, ka shkruar Begaj në Facebook.

 

Të ngjashme
Lajme • 05 Maj 2024