Lajme
Begaj: Shqipëria do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës
Demokracia
18:58 | 16 Shkurt 2023

Share:

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka vizituar sot Kosovën dhe është pritur në objektin e Qeverisë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Begaj ka thënë se në takim është biseduar për sfidat e sigurisë në të dy shtetet, ndërsa theks i veçantë është vënë mbi situatën në veri të Kosovës.

“Gjatë qëndrimit në Kosovë zhvillova një takim me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, me të cilin biseduam për sfidat e sigurisë për dy shtetet tona, veçanërisht në Veriun e Kosovës”, shkruan Begaj në një status në Facebook.

Tutje thuhet se Shqipëria do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës dhe se sovraniteti dhe integriteti territorial janë të pacenueshme.

“Ritheksova qëndrimin se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës janë të pacënueshme. Shqipëria do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës”, përfundon ai.

Të ngjashme