Lajme
Begaj premton bashkëpunim me forcat politike e konsolidim të drejtësisë
Demokracia
19:04 | 24 Korrik 2022

Share:

Bajram Begaj në fjalimin e tij të parë në Kuvend pas betimit si president i Shqipërisë, deklaroi të dielën se gjatë mandatit pesëvjeçar, do të përmbushë detyrën e tij sipas normave të Kushtetutës, por nuk do të qëndrojë neutral.

Ai tha në Kuvendin e Shqipërisë se do të punojë për bashkëpunim me të gjitha forcat politike në vend, dhe se me vendosmëri “do të konsolidojnë shtetin e së drejtës, për t’i garantuar të drejtat e lirive të njeriut, sikurse e meritojnë qytetarët”.

Ai theksoi se e njeh punën e qeverisë dhe e mbështet atë të opozitës, duke shtuar se para konfliktit, gjithmonë para është bashkëpunimi.

Begaj shtoi se agresioni rus në Ukrainë e futi botën në një krizë, duke i zgjuar kujtimet e pasojave katastrofike që i prodhoi lufta.

“Askush nuk mund të jetë i përjashtuar nga pasojat e saja, as Shqipëria dhe shqiptarët të cilët janë rreshtuar në anën e duhur përkrah aleatëve. Të kemi ndjenjën e përgjegjësisë dhe të respektojmë vendimet e organeve kompetente, e të mos përfitojmë nga situatat e vështira. Vetëm kështu interpretojmë qartë shpresat e qytetarëve tanë, të cilat me dhimbje duhet ta pranojmë se marrin goditje prej 32 vjetësh”, ka thënë Begaj.

Sipas presidentit të zgjedhur, Shqipëria evropiane sot është premtim e nesër realitet.

“Është kurora e ëndrrës më të bukur historike të popullit shqiptar dhe testamenti i ardhur prej historisë dhe bekimi i së ardhmes”, tha ai.

Të ngjashme