Lajme
Begaj: Familja Jashari është gurthemeli i lirisë së Kosovës
Demokracia
13:54 | 05 Mars 2023

Share:

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përkujtuar 25 vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari.

Përmes një postimi, presidenti Begaj ka nderuar komandantin legjendar, Adem Jashari dhe dëshmorët e lirisë.

“Sot në këtë 25-vjetor të Betejës së Prekazit, nderojmë me respekt heroin dhe komandantin legjendar, Adem Jasharin, si edhe dëshmorët e lirisë të cilët dhanë jetën në këtë betejë pas tri ditëve rezistencë dhe heroizëm”, ka shkruar ai.

Sipas Begajt, që Kosova të fillonte një epokë të re do të duhej qëndresa dhe heroizmi i Adem Jasharit dhe i familjes së tij.

“Do të duhej qëndresa dhe heroizmi i Adem Jasharit dhe i familjes së tij që Kosova të fillonte një epokë të re, atë të lirisë dhe demokracisë! Ata janë guri i themelit të lirisë së saj”, ka shtuar presidenti shqiptar.

Të ngjashme