Lajme
Begaj dhe Van der Bellen kundër Republika Srpska në Kosovë
Demokracia
14:00 | 27 Mars 2023

Share:

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është deklaruar kundër një Republike Srpska në Kosovë, përderisa Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen, ka mbështetur këtë deklaratë.

Gjatë konferencës së përbashkët së Begajt dhe Alexander Van der Bellen, ndër të tjera u diskutua edhe mbi marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

“Në asnjë rast, në asnjë rrethanë si President i Republikës së Shqipërisë nuk do të pranoja që të kishte një Republikë Srpska në Kosovë dhe mesa di nuk është mbështetur as nga SHBA të cilët janë një partner strategjik i joni. Besoj se në kuadrin e asaj marrëveshjeje ku në kuadrin e një vetëmenaxhimi apo gjetje… me të drejtat komunitare sipas kushtetutës së Republikës së Kosovës besoj do të jetë zgjidhja e duhur”, deklaroi presidenti Begaj.

Këtë deklaratë e përkrahu edhe presidenti austriak. Ai vlerësoi përpjekjet e dy vendeve përderisa foli për shpresat e vendit të tij drejt këtij formati të ri dialogu.

“Unë vetëm e mbështes atë çfarë tha Presidenti Begaj, bisedimet negociatat në Ohër dhe si ta quaj tani, nën drejtimin e zotit Borrell ose me pjesëmarrjen e tij, mendoj që mund të ishte një gur themelor në procesin e… le mos ta quajmë pajtim, por në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.”, u shpreh Van der Bellen.

Presidenti Alexander Van der Bellen ka nisur vizitën shtetërore në Shqipëri me ftesë të Presidentit Bajram Begaj.

Të ngjashme