Sport
Befason ylli spanjoll: Nuk i shikoj ndeshjet e futbollit, nuk e di as në ç’orë luhen
Demokracia
16:21 | 01 Dhjetor 2022

Share:

Mbrojtësi i Spanjës dhe i Manchester City-t, Aymeric Laporte ka dhënë një intervistë për të përditshmen britanike The Guardian në lidhje me Kupën e Botës, por edhe për kohën e kaluar larg futbollit.

Bien në sy fjalët në lidhje me mungesën e tij të pasionit për të ndjekur ndeshjet e futbollit dhe një indiferencë ndaj orarit kur luhen ndeshjet.

Mbrojtësi i Furive të Kuqe ka thënë: “Nuk kam parë shumë skuadra të bëjnë mire në aspektin e lojës në këtë Botëror. Sigurisht, disa kanë fituar gjithsesie pa luajtur mirë, por mkendoj se Spanja ka bërë më mirë se të tjerat”, ka thënë Laporte.

“Kundër Gjermanisë ndjejmë se kemi humbur dy pikë. Ka pasur pak pakujdesi, kemi qenë të pafat”, ka vazhduar mbrojtësi, i cili më pas ka folur edhe për çështje që nuk kanë lidhje me fushën.

“Nuk më pëlqen t’i shikoj ndeshjet në tv. Të them të drejtën, nuk i ndjek. Nuk e di as se më cilin ekip do të mund të përballemi nëse kalojmë grupin. Ka disa shokë të skuadrës që mblidhen dhe i shikojnë, por jo unë.

“Sinqerisht, kur luaj te Manchester City, disa herë familja ime më telefonon për të më pyetur se në çfarë ore do të luaj dhe unë përgjigjem se nuk e di”

Të ngjashme