Sport
Befason ylli i Milanit: Preferon Ronaldon para Ibrahimoviqit
Demokracia
16:49 | 09 Nëntor 2021

Share:

Anësori i Milanit, Rafael Leao preferon të luajë më shumë me Cristiano Ronaldon sesa me bashkëlojtarin e tij te Milani, Zlatan Ibrahimoviqin.

Kështu ka thënë ai në një konferencë për shtyp para dy ndeshjeve kualifikuese për Botëror të Kombëtares së Portugalisë, shkruan Demokracia.com.

Leao është duke u përgatitur për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës të Portugalisë kundër Republikës së Irlandës dhe Serbisë.

Gazetarët pyetën Leaon se cilin do ta preferonte në mes bashkëkombasit të tij, Ronaldos apo Ibrahimoviqit, ndërsa ai nuk hezitoi të përgjigjej.

“Ata janë dy lojtarë të mëdhenj që i admiroj shumë, gjithmonë përpiqem të mësoj prej tyre”, tha ai në konferencë.

“Por padyshim që jam më i lumtur që mund ta ndaj fushën me Ronaldon. Ai është një lojtar që unë vërtet e admiroj shumë”, shtoi lojtari portugez.

22-vjeçari është pjesë e Milanit që nga gushti i vitit 2019 kur u transferuar nga Lille.

Nga katër përballje sa ka luajtur këtë edicion, Leao ka kontribuuar me një gol dhe një asistim për “Rossonerët”. /Demokracia.com

Të ngjashme