Njëra nga skuadrat më me traditë në futbollin kosovar, Liria e Prizrenit e ka nisur shumë mirë edicionin pranveror me trajnerin e ri Naci Sensoy.
Trajneri Bylbyl Sokoli e ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës prizrenase e në veçanti ;për trajnerin, Sensoy duke sqaruar edhe prejardhjen e tij.
“Jam i lumtur që në Prizren po flitet për futbollin. Kohëve të fundit më shumë ishte folur për një ari atje se sa për Lirinë. Naci Sensoy është një trajner i vlerësuar, shumë kush ka menduar që është nga Turqia, por ai është shqiptar nga Prizreni.
Shpresoj që Liria të rikthehet në Superligë” deklaroi Sokoli në Arenën Sportive. /Demokracia.com