Lajme
Befason servili i madh i Kurtit, akuzon opozitarët për servilitet ndaj Washingtonit
Demokracia
19:47 | 09 Shkurt 2023

Share:

Sot në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Kurti është përballur me deputetët e opozitës lidhur me procesin e dialogut, propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Si zakonisht edhe këtë herë në mbrojtje i ka dalurnjë nga njerëzit që i qëndron afër Albin Kurtit, Elvis Hoxha.

Ai në profilin e tij ka akuzuar opozitën për servilitet ndaj Washingtonit duke harruar se ai të njëjten gjë e bën ndaj Kryeministrit Kurti duke u bërë një “avokat” i tij.

“Kosova e pavarur me njohje reciproke në qendër, ia thuani edhe Escobarit siç po ma thoni mua; kurrë nder më të madh nuk do t’i bëni vendit!”

Kryeministri Albin Kurti ndaj udhëheqësve të partive opozitare që po shkojnë të ofrojnë servilitetin në Washington)”, shkroi Hoxha.

 

Të ngjashme