ShowBiz
Befason moderatorja e sportit: Djemtë shqiptarë janë kot, kërkoj të dashur të huaj
Demokracia
14:09 | 31 Maj 2022

Share:

Moderatoja e sportit Eva Murati, është shumë aktive në rrjetet sociale, së fundmi edhe në TikTok ku bëhet pjesë e trendeve më të fundit të platformës.

Ajo ka realizuar trendin viral në TikTok, “Date someone who’s normal”, duke e sjellë sipas versionit të saj. Përmes versionit të saj, Eva ka zbuluar se djemtë që jetojnë në Shqipëri nuk janë më tipi i saj.

Kujtojmë këtu që moderatorja ka qenë në lidhje me djalin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topatlli, Genarin. Që kur filloi karrierën në televizion si moderatore, Eva Murati nuk ka nguruar të flasë dhe të ndajë në rrjete sociale foto me të dashurin e saj asokohe.

Ajo ka rrëfyer se është njohur me të kur ka qenë 15 vjeçe dhe nuk ka tentuar asnjëherë që t’i fshehë diçka nga jeta e saj, familjes. Mirëpo, në 2019 ata i dhanë papritur fund lidhjes.

Të ngjashme