ShowBiz
Befason Luiz Ejlli – paguan shampanjë për fansat në koncert
Demokracia
18:12 | 09 Gusht 2023

Share:

Luiz Ejlli vazhdon të jetë një nga artistët më të kërkuar në mbrëmje dhe koncerte.

Ai së fundmi ka performuar në një klub nate në Shkodër, ndërkohë që ka marrë vëmendje me një gjest.

Në një çast, artisti u tha të pranishmëve se ka paguar shampanjë për të gjithë, ku edhe shihej stafi duke shpërndarë shishet nëpër tavolina.

Fituesi i Big Brother ka kujtuar periudhën kur ishte në gjendje të vështirë ekonomike, duke thënë se tani që mundet, është i kënaqur ta bëjë këtë gjest të veçantë.

I njëjti sivjet është shndërruar në një nga emrat më të komentuar në rrjete sociale dhe faqet rozë për shkak të pjesëmarrjes në edicionin e dytë të Big Brother.

38-vjeçari vodhi zemrat e të gjithëve për shkak të mënyrës se si luajti dhe njëherësh humorit që kishte.

Brenda shtëpisë, Luizi krijoi edhe një histori dashurie me prezantuesen Kiara Tito.

 

Të ngjashme