Sport
Befason Isco: “Përfundova në terapi për shkak të padrejtësive te Real-i”
Demokracia
08:40 | 19 Tetor 2023

Share:

Pas disa sezonesh në hije, Francisco Roman Alarcon Suarez, i njohur nga të gjithë si Isco, është kthyer. Fantazisti andaluz, i lindur në vitin 1992, po rindërton karrierën e tij te Betis nën kujdesin e mentorit Manuel Pellegrini, trajner i tij te Malaga.

Pas nëntë sezonesh duke fituar tituj te Real Madridi, por jo të gjithë si protagonistë, Isco iu bashkua Sevilla-s me kosto zero në verën e vitit 2022, duke nënshkruar një kontratë njëvjeçare.

Në ‘Sanchez-Pizjuan’, megjithatë, gjërat nuk shkuan mirë. Në anën tjetër të Guadalquivir, megjithatë, me fanellën bardheblu, është kthyer të shkëlqejë: titullar i rregullt, gola, asiste dhe paraqitje të nivelit të lartë.

I intervistuar nga Canal Sur Radio për programin ‘El Pelotazo’, Isco foli për gjithçka, që nga zgjedhja për t’i thënë lamtumirë Los Blancos deri tek ajo e pranimit të propozimit të Betis, duke kaluar edhe një moment personal shumë delikat:

“Kam qëndruar në Madrid për shumë vite dhe kam kaluar mirë. Pesë-gjashtët vitet e para ishin të mira, fitova shumë dhe luajta me kampionë absolut. Por ka pasur edhe momente të vështira. Kam vuajtur gjëra që do t’i tregoj një ditë.

“Disa trajnerë nuk më morën kurrë në konsideratë për arsye parimore. Më thanë se nuk do të luaja kurrë edhe sikur të bëja magji në stërvitje. Në ato momente më mungonte forca mendore. Në vend që të jepja edhe më shumë, përfundova në kolaps.

“Për shkak se dëgjova gjëra të pavërteta për veten time, më duhej të mbështetesha në ndihmën e një terapisti, si dhe të gruas sime dhe familjes sime.

“Në fund vendosa të largohem nga Real Madridi, sepse nuk ndjeja më besimin e nevojshëm. Nuk e lë lehtë klubin më të rëndësishëm në botë, por ishte e pashmangshme”.

Disa fjalë për trajnerin më të mirë që ka pasur në Bernabeu:

“Zidane është një nga trajnerët me personalitetin më të madh që kam pasur ndonjëherë. Në Madrid ka shumë presion, trajneri erdhi në një moment të vështirë dhe megjithatë ne arritëm të fitonim tre Champions radhazi. Më pas ai u largua, u kthye dhe fituam një tjetër kampionat”.

Një lojtar kyç për Spanjën deri në vitin 2019, Isco ëndërron të veshë sërish fanellën e La Roja:

“Do të ishte bukur të kthehesha dhe të fitoja diçka, më dhemb që u largova shumë shpejt nga grupi. Trajneri vendos, por ka shumë lojtarë të fortë që mbeten jashtë.

“Unë jam 31 vjeç, kam luajtur në një Botëror, por kurrë në një Kampionat Europian dhe do të doja. Por varet se çfarë mund të bëj me Betis-in”.

Të ngjashme