Sport
Befason Igli Tare: Këtij futbollisti serb do t’ia jepja vajzën për martesë
Demokracia
21:19 | 20 Nëntor 2022

Share:

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, deklaroi se po të kishte një vajzë, do t’i jepte serbit Serggej Milinkoviq-Saviq, që luan për këtë skuadër.

Siç raportoi “Football-Italia” të dielën, ekipe si Juventusi, Manchester Unitedi, janë të interesuar për transferimin e 27-vjeçarit, derisa Tare, la të kuptojë se “nuk do ta lëshojë” Saviqin të largohet.

“Ai mbërriti këtu si fëmijë dhe tani është burrë i rritur. Pas tetë vjetësh, ai është një person i rëndësishëm për ne, jo vetëm lojtar. Kjo është ajo që unë vlerësoj më të shumti tek ai. Nëse do të kisha një vajzë, do të doja që ajo të martohej me të. A është kjo mjaft e qartë se sa shumë më pëlqen ai”, deklaroi Tare.

Drejtori i ekipit italian u shpreh se Saviq shpesh konsultohet me të për paraqitjet.

“E porosis atë të vazhdojë dhe të shikojë përpara dhe se ai me të vërtetë mund të përmirësohet ende si futbollist”.

Saviq këtë javë është bërë prind dhe sipas mediumit, nuk mund t’i qëndronte afër familjes, për shkak të angazhimeve me Serbinë në Katar.

Të ngjashme