Sport
Befason Gareth Bale:  Alienët ekzistojnë, unë e kam parë një të tillë
Demokracia
11:49 | 06 Prill 2021

Share:

Ylli i Tottenhamit Gareth Bale, ka dhënë një përgjigje befasuese në një intervistë në kanalin zyrtar të skuadrës në “YouTube” .

Sulmuesi uellsian Gareth Bale, ka kaluar përtej imagjinatës me përgjigjen e tij kur u pyet për alienët, transmeton Demokracia.com.

“Sigurisht që ka shumë teori konspiracioni dhe ka shumë pamje të UFO-ve të publikuara nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nuk është lajm i rremë. Janë të publikuara nga qeveria amerikane. Unë di që UFO-t janë gjëra sekrete të qeverive. Por në realitet një herë unë e kam parë. Me siguri po, jam i bindur 100% që ekzistojnë alienët”, ka thënë Bale. /Demokracia.com

Të ngjashme