Lajme
Befason Erdogani: Turqia nuk mundet
Demokracia
13:39 | 23 Shkurt 2022

Share:

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se vendi i tij nuk mund të heqë dorë nga lidhjet e tij me Rusinë apo Ukrainën dhe kritikoi përpjekjet diplomatike të Perëndimit me Moskën si të pamjaftueshme.

Duke iu drejtuar gazetarëve në kthimin e tij nga Afrika, Erdogan përsëriti ofertën e tij për të ndërmjetësuar midis Rusisë dhe Ukrainës dhe tha se Turqia anëtare e NATO-s, e cila ka lidhje të mira me të dyja, do të ndërmarrë hapa që nuk dëmtojnë marrëdhëniet e saj dypalëshe, transmeton Demokracia.com.

Ai theksoi, sipas mediave turke, se qëllimi i Ankarasë është të ndërmarrë një hap të tillë dhe të arrijë një zgjidhje, pa rrezikuar lidhjet e saj me Kievin dhe Moskën.

“Nëse Armenia tregon përkushtim, ne i hapim kufijtë”

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se Ankaraja mund të hapë kufijtë me Armeninë dhe të rivendosë marrëdhëniet diplomatike, pas disa vitesh, nëse Jerevani tregon përkushtim ndaj procesit të normalizimit midis vendeve të tyre.

Muajin e kaluar, Turqia dhe Armenia mbajtën në Moskë bisedime “pozitive dhe konstruktive” pas më shumë se një dekade, Turqia dhe Armenia, duke rritur shpresat se marrëdhëniet diplomatike do të rivendoseshin dhe kufiri, i mbyllur që nga viti 1993, do të rihapej, raporton Reuters. /Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme