E dashura e futbollistit të famshëm portugez, Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez në një intervistë për tabloidin anglez “The Sun”, ka vendosur të flasë për jetën private që bëjnë në shtëpinë e Ronaldos, transmeton Demokracia.com.
Ronaldo dihet se është një fanatik i madh i zakoneve të shëndetit që lidhen me dietën dhe stërvitjen. Kjo është edhe arsyeja që ai vazhdon të luajë në nivele të larta, edhe pse tashmë është në moshën 35 vjeç, derisa trupi i tij duket sikur në ditët më të mira.
Megjithatë, Ronaldo nuk është i kujdesshëm vetëm për vetë, ai vazhdimisht e këshillon djalin e tij por edhe familjen se çfarë duhet të hanë.
“Ndonjëherë Cristiano Jr pi Coca-Cola dhe ha patate të skuqura të cilat më bezdisin shumë kur e shoh. Shpesh i them që të hidhet në ujë të ftohtë pas një stërvitje që kemi bërë për tu rikuperuar më mirë. Ai thotë se është shumë ftohtë për të. Kjo nuk më pëlqen kur e dëgjoj nga ai”, kishte thënë ditë më parë Ronaldo në një intervistë për mediat portugeze.
Se kjo është me së e vërtetë e konfirmoi edhe Georgina, e cila dëshmoi se, përkundër faktit se kjo është një familje me vlerë miliona euro, shpesh njerëzit aty ndihen të uritur.
“Unë e pëlqej kur Ronaldo nuk është në shtëpi, sepse atëherë iu japë fëmijëve kokoshka, pica dhe gjithçka që nuk konsumohet normalisht kur Cristiano është aty. Ndonjëherë edhe Cristiano ha pica, por vetëm një herë në javë dhe pas ushqimit bënë shumë ushtrime. Pra shpesh mezi presim që ai të largohet për të ngrënë atë çfarë na pëlqen”, ka zbuluar Georgina.
Ronaldo, vazhdon të mbetet një futbollist në nivel të lartë, derisa Juventusi përkundër moshës së tij, tashmë ka shprehur dëshirën për t’ia vazhduar kontratën. Kjo bën që ai të jetë shembull për shumë futbollistë të rinj. /Demokracia.com