Sport
Befasojnë gjyqtarët italianë, edhe pse me VAR anulojnë gol të rregullt
Demokracia
20:18 | 21 Shkurt 2022

Share:

Në klubin e Atalantës mbizotëron nervozizmi. Humbja 1-0 kundër Fiorentinës në “Artemio Franci” ishte një ndeshje e cila u kushtëzua nga një gol i anuluar për pozicion jashtë loje inekzistent i Malinovskit, ndonëse për VAR-in (siç shihet në foto) aksioni duhej frenuar për pozicionin disi më të avancuar të Hatebor, i cili bëhet aktiv në aksionin dhe në rastin e krosimit të Peselas.

Ky fakt tërboi totalisht trajnerin Gasperini, i cili shpërtheu me ofendime ndaj arbitrit dhe u ndëshkua me të kuq dhe la fushën e lojës mes ofendimeve edhe të publikut vendës.

Në fund, klubi vendosi që të futet në heshtje për shtyp, si shenjë proteste kundër arbitrimeve që Berat Gjimshiti me shokë kanë vuajtur në javët e fundit mes Kupës së Italisë dhe Serisë A, por duke lënë në ballinën e faqes zyrtare vetëm pamjen e aksionit të golit nën diçiturën: “Shënon ky (me shigjetën drejtuar nga Malinovski). Nuk ka nevojë për komente të tjera”.

Nga humbja e djeshme e Atalantës ai që fërkon duart është pa dyshim Juventusi, i cili e sheh veten 3 pikë përpara bergamaskëve, ndonëse këta të fundit kanë një ndeshje për të rikuperuar në vazhdim. /Demokracia.com

https://streamable.com/95j5lc

 

Të ngjashme