Sport
Befasia e parë në Botëror ndodhi, Argjentina zhgënjen në start
Demokracia
13:07 | 22 Nëntor 2022

Share:

Argjentina e ka nisur shumë keq Kampionatin Botëror “Katar 2022” duke humbje nga Arabia Saudite dhe ky është një sinjal shumë i keq për Argjentinën e Lionel Messit, shkruan Demokracia.com.

Sauditët triumfuan me përmbysje me rezultat 2:1, në një sfidë e cila u duk se do të jetë shumë e lehtë për Argjentinën.

Messi shënoi gol pas vetëm 8 minutave lojë nga penalltia, por në pjesën e dytë arabët shënuan dy gola për të arritur triumfin e madh.

Në grup me Argjentinën janë edhe Polonia e Meksiko, kështu që kjo humbje nga autsajderi ka sjellë telashe shumë të mëdha për argjentinasit në vazhdim. /Demokracia.com

Të ngjashme