Pjesa e parë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Malmos dhe Chelsea ka përfunduar baras.
Malmo dhe Chelsea shkuan në pushim të pjesëve me rezultat të barabartë 0-0 në “Eleda Stadium”, shkruan Demokracia.com.
Ekipi suedez është me fat që nuk ka pësuar në 45 minutat e para, ngase “Blutë” ishin shumë skuadër më kërkuese.
Chelsea goditi plot shtatë herë portën e kampionëve të shumëfishtë suedez, karshi vendasve që nuk gjetën asnjëherë rrugën të rrezikojnë seriozisht portën e Mendyt.
Të përzgjedhurit e trajnerit gjerman, Thomas Tuchel kishin bindshëm edhe posedimin e topit 30%-70%.
Megjithatë, në rast se ndeshja mbyllet me këtë rezultat atëherë Malmo ka një pikë, ndërsa Chelsea shtatë në Grupin H të Ligës së Kampionëve. /Demokracia.com