Sport
Befasi në Prishtinë, Ramiz Sadiku avancon ndaj Dritës
Demokracia
15:12 | 13 Prill 2022

Share:

Ramiz Sadiku ka befasuar duke kaluar në avantazh në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinale të Kupës kundër Dritës.

Skuadra kryeqytetase ka shënuar në minutën e 51-të me anë të Misinit, raporton Demokracia.com.

Ky i fundit u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke shënuar golin e parë dhe të njëjtën kohë i ka dhënë pak shpresë skuadrës për një rikthim të mundshëm, ndonëse do të jetë shumë e vështirë.

Kujtojmë se Drita e fitoi 3:0 ndeshjen e parë në stadiumin me bari sintetik në Gjilan./Demokracia.com/

Të ngjashme