Faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve ka publikuar formacionin më të mirë të javës.
Këtë mesjavë u zhvilluan katër ndeshjet e para në fazën e 1/8 së finales në ligën më prestigjioze evropiane për klube, raporton Demokracia.com.
Paris Saint-Germaini fitoi kryendeshjen e javës 1:0 kundër Real Madridit me golin e Mbappes që shkëlqeu për gjatë gjithë takimit.
Në anën tjetër, derbin tjetër në mes Interit dhe Liverpoolit e fituan këta të fundit 0:2 në qytetin e modës, në Milano.
Kylian Mbappe ishte në qendër të sulmit në 11-shen më të mirë të javës, sipas Ligës së Kampionëve.
Krahas tij në sulm ishin Salah e Sterlig, në ndërkohë në mesfushë ishte e Manchester Cityt, Foden, Mahrez e Bernardo Silva.
Mbrojtja kishte rreshtimin, Robertson, Van Dijk, Marquinhos e Cancelo, kurse në portë përkundër humbjes ishte Courtois i Real Madridit.
Ky është formacioni më i mirë, sipas Ligës së Kampionëve. /Demokracia.com/
Rising to the occasion this week ?
Who was the standout man?@PlayStationEU | #UCLTOTW | #UCL
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) February 17, 2022