Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv me gra të rajonit të Mitrovicës.
Hamza ka premtuar se nga përkushtimi si amvise e deri te ngritja në karrierë, gratë do ta kenë mbështetjen e pakursyer, mundësitë që ju duhen dhe respektin që e meritojnë.
“Gratë janë udhëheqëse, profesioniste dhe biznesemene të jashtëzakonshme. Nga përkushtimi si amvise e deri te ngritja në karrierë, gratë do ta kenë mbështetjen e pakursyer, mundësitë që ju duhen dhe respektin që e meritojnë.
U mblodhëm në Mitrovicë për të treguar që barazia gjinore nuk është vetëm çështje e grave, por e krejt shoqërisë. U mblodhëm për të treguar që Kosova mundet ma mirë për vajzat dhe gratë.
Si kryeministër i ardhshëm, si baba i dy vajzave, si bashkëshort i një zonje, si djalë i një nëne dhe si vëlla i 4 motrave, ju premtoj se do të punoj dhe përkushtohem që çdo grua në Kosovë të ndjehet e mbështetur dhe e sigurt.
Vendosni #MaMirë
Votoni #PDK131”, ka shkruar Hamza.
Gratë janë udhëheqëse, profesioniste dhe biznesmene të jashtëzakonshme. Nga përkushtimi si amvise e deri te ngritja në…
Posted by Bedri Hamza on Sunday, January 19, 2025