Lajme
Bedri Hamza: S’ka pasur rritje pagash nga 2014, duhet t’i mbajmë njerëzit në Kosovë
Demokracia
21:36 | 30 Maj 2024

Share:

Kandidati për Kryeministër nga rradhët e PDK-së, Bedri Hamza ka deklarauar se pagat e pensionet do të rriten shumë, kur ai të jetë në krye të qeverisë.

Këtë premtim, Hamza e ka dhënë në emisionin Pressing në T7, duke shtuar se do të krijohen kushte të tilla, që edhe për ndërmarrësit privat, të ketë hapsirë të përfitojnë vetë por edhe në sektorin publik të ketë rritje të pagave, pensioneve e të gjitha kategoritë e tjera që përfitojnë nga buxeti.

“Rritje të pagave nuk ka qe 10, rritja mesatare sillet rreth 5%, kjo jo që nuk rritje, por as harmonizim e as indeksm. Unë premtoj që kanë m’u rrit shumë (pagat). Shifrën do ta them momentim e duhur, por kanë m’u rrit shumë. E jo veç pagat, edhe penzionet e të gjitha llojeve. Deklaroj publikisht, edhe për penzionistët e moshës, edhe për kontributdhënës, edhe familjet e dëshmorëve, edhe invalidëve edhe veterantët, të gjithë që përfitojnë prej buxhetit. Mirëpo do të krijohen kushtet. Ndërsa për sektorin privat do të krijohen kushte që ata të përfitojnë vet, por do të reflektojnë edhe rritjen e pagave për të punësuar.Do të krijojmë fond të veçantë edhe për ato të punësuar që nëse, për shkak të falimentimetit të një ndëlrmarrje humbin vendin e punës, ata do të kompnezohen për një periudhë të caktuar kohore me një përqindje të pagës së fundt. “ – ka thënë Hamza.

Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, tha  se PDK do të krijojë kushte që njerëzit t’i mbajë në Kosovë.

“Sektori publik nuk është në gjendje të mirë, nuk kemi pas ndonjë rritje domethënëse të pagave që nga viti 2014. Inflacioni ka shku, çmimet kanë ndryshuar kanë shku shumë lartë, standardi i jetesës ka ngel ulët. Ne duhet të krijojmë kushte që njerëzit t’i mbajmë në Kosovë në të kundërtën do të përballemi me problemin më të rëndë që është problemi demografik”.

Ai tha se nga viti 2014 nuk ka pasur rritje domethënëse të pagave.

“Ne do të krijojmë klimë të përshtatshme edhe për tërheqjen e investitorëve të huaj nga jashtë”, tha tutje Hamza në Pressing.

Hamza tha se Kurti bëri rritje pagash vetëm 5%.

Bedri Hamza, ka thënë se nuk mund të ketë koalicion, përfshirë edhe me Lëvizjen Vetëvendosje pa miratimin e atij.

Ai tha se duhet të ketë edhe miratim nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e strukturat e partisë.

“Koalicioni i ardhshëm nuk mundet me u bë në asnjë moment pa vullnetin tim. Unë jam kandidat i PDK-së për kryeministër. Pa vullnetin tim, pa vullnetin e kryetarit Krasniqi e strukturave të partisë nuk mund të ketë koalicion”.

“Nuk është në fjalorin tim me vendos barriera, barrikada, mure të bashkëpunim komunikimit me gjitha partitë politikë në Kosovë. Jam i hapur me bisedu me çdo parti politike në Kosovë, me çdo politikan në Kosovë, për çdo temë, po edhe me pi kafe. Por jo nuk do të thotë se mund të pajtohemi”, ka thënë Hamza.

Të ngjashme