Lajme
Bedri Hamza: Shalën e Bajgores do ta bëjmë zonë atraktive për turistë
Demokracia
21:53 | 26 Shtator 2021

Share:

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, sot ka vizituar fshatrat e Shalës së Bajgores dhe është takuar me banorët shaljanë.

Hamza ka thënë se Shala e Bajgores, banorët e saj, fshatrat e saj, do ta kenë vëmendjen që e meritojnë dhe investimet që u nevojiten.

Ai ka premtuar se këtë zonë të bukur të Mitrovicës do ta shndërrojë në një prej zonave më atraktive për turistët vendor dhe ata të huaj.

“Sa herë që vij në Shalë të Bajgores ndjehem si në shtëpinë time. Edhe sot u kënaqa shumë me të rinj, miq dhe banorë të fshatrave të bukura të kësaj ane. Shala e Bajgores, banorët e saj, fshatrat e saj, do ta kenë vëmendjen që e meritojnë dhe investimet që u nevojiten. Ne do të investojmë në zhvillimin rural, bujqësinë e blegtorinë, zhvillimin e turizmit, ndërtimin e bujtinave, shenjëzimin dhe ndërtimin e shtigjeve, ndërtimin e pikave grumbulluese dhe përkrahjen e bizneseve artizanale për përpunimin e mineraleve të Trepçës. Banorëve të fshatrave të bukura të Shalës së Bajgores u premtova se në secilin fshat do të funksionalizohen edhe ambulantat dhe këtë pjesë të çmuar të Mitrovicës do ta bëjmë një prej zonave më atraktive për turistë vendorë dhe të huaj. Bashkë për Shalën e Bajgores. Bashkë për Mitrovicën!”, ka shkruar Hamza. /Demokracia.com/

Të ngjashme