Lajme
Bedri Hamza: Me rritjen e prodhimit vendor do t’i zëvendësojmë produktet e importit
Demokracia
11:29 | 09 Janar 2025

Share:

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një video nga një takim me bujq në Komunën e Istogut.

Hamza ka thënë se duke e rritur prodhimin vendor, ne i zëvendësojmë produktet e importit dhe e përmirësojmë bilancin tregtar.

“Rritja e prodhimit vendor mundëson ushqime më të lira, më të freskëta dhe më të mira për qytetarët tanë. Duke e rritur prodhimin vendor, ne i zëvendësojmë produktet e importit dhe e përmirësojmë bilancin tregtar.

#MaMirë me prodhime vendore.”, ka shkruar Hamza.

Të ngjashme