Lajme
Bedri Hamza: Banorët e rrugës “Ali Zeneli” ndjehen të braktisur nga qeverisja e Mitrovicës
Demokracia
11:14 | 18 Shtator 2021

Share:

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, mbrëmë ka takuar banorët e rrugës “Ali Zeneli”, të cilëve u mungon infrastruktura elementare për jetë të dinjitetshme.

Për banorët e kësaj lagjeje, Hamza ka thënë se do të hapim dhe asfaltojmë rrugën kryesore dhe rrugët ndërlidhëse, pasi të instalojmë edhe rrjetin e kanalizimit.

Ai ka thënë se lagjja do të ketë ndriçim, mirëmbajtje, gjelbërim e parkingje të mjaftueshme, që të gjithë banorët e saj të jetojnë dinjitetshëm dhe ta ndjejnë kujdesin e institucioneve të Mitrovicës, ku edhe vetë çdo ditë japin kontributin e tyre.

“Mbrëmë i takova banorët e rrugës “Ali Zeneli” të cilëve u mungon infrastruktura elementare për jetë të dinjitetshme. Kjo lagje ka gati njëmijë familje, që ndjehen tërësisht të braktisura nga qeverisja komunale e Mitrovicës. Për banorët e kësaj lagjeje do të hapim dhe asfaltojmë rrugën kryesore dhe rrugët ndërlidhëse, pasi të instalojmë edhe rrjetin e kanalizimit. Lagjja do të ketë ndriçim, mirëmbajtje, gjelbërim e parkingje të mjaftueshme, që të gjithë banorët e saj të jetojnë dinjitetshëm dhe ta ndjejnë kujdesin e institucioneve të Mitrovicës, ku edhe vetë çdo ditë japin kontributin e tyre.

Bashkë për Mitrovicën!”, ka shkruar Hamza.

 

Të ngjashme