Lajme
Bechev: Në vend që të fokusohen në zgjidhje, SHBA dh BE janë të zënë me situatën në veri
Demokracia
13:27 | 23 Korrik 2023

Share:

Ligjëruesi në Shkollën e Studimeve Globale dhe Rajonale në Universitetin e Oksfordit, Dimitar Bechev. Ka thënë se përshkallëzimi i përsëritur në veri të Kosovës po e shtyn Bashkimin Evropian në mënyrën e menaxhimit të krizave.

Dimitar Bechev, ka theksuar se në vend që të fokusohen në një zgjidhje, të dërguarit perëndimorë janë të zënë me uljen e tensioneve.

Bechev, që është njohës i rrethanave në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore, në një intervistë për “AlJazeera Balkans”, ka deklaruar se roli i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor është mjaft domethënës.

“Bashkimi Evropian ka një problem besueshmërie që daton që nga vitet 1990. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ende shumë peshë politike dhe diplomatike”, ka theksuar ai.

Sipas tij, ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor nuk është i papërfillshëm, pasi ka aleatë dhe shoqërues të shumtë vendas.

Të ngjashme