ShowBiz
Bebe Rexha tregon se është lodhur nga fotoshopi (Video)
Demokracia
19:03 | 11 Prill 2021

Share:

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, e cila është e njohur në mbarë botën inkurajon të gjithë të duan trupin e tyre.

Bebe Rexha ka publikuar një video në rrjetin social Instagram, në bikine dhe pa photoshop.

Në atë video Bebe, shfaq trupin e saj ashtu siç është në të vërtetë, ku shihet qartë celuliti, strijat dhe kofshët me palosje, shkruan Demokracia.com.

Ajo ka nxitur të gjithë ndjekësit e saj të heqin dorë nga mendimi se duhet të duken perfekt në çdo moment, duke i dërguar asaj video pa ndërhyrje në pamjen e tyre.

Në mbishkrimin e videos ajo ka shkruar: “Dua të shoh trupat tuaj të vërtetë. Ju jeni të bukur. Të shëndoshë. Të dobët. Celulit. Strija. Rrudha. Më dërgoni video. Pa fotoshop.”, dhe e ka shoqëruar me hashtagun ‘Çdokush është i bukur’.

https://www.instagram.com/p/CNfbQmPlvW5/?utm_source=ig_web_copy_link

Rikujtojmë se Bebe së fundmi ishte pjesë e fushatës,  ‘Çfarëdo që ju përshtatet’ për të inkurajuar gratë të duan njëra tjetrën dhe të veshin çfarë të duan, nga marka Puma dhe Deichmann. /Demokracia.com/

Të ngjashme